Tre persona janë arrestuar në Vushtrri për veprën penale lëndim i lehtë trupor.
Policia e Kosovës përmes një njoftimi zyrtar bëri të ditur se arrestimi i tyre u realizua pasi ishte pranuar njoftimi se tre persona ishin përfshirë në një përleshje dhe dyshohet se ishin përdorur edhe mjete të forta dhe një mjet i mprehtë.
Tre personat e dyshuar të përfshirë në përleshje kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e QKMF-Vushtrri, ndërsa njëri nga të dyshuarit është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, e prej aty nën përcjellje policore është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, dhe sipas raportit mjekësor ai kishte pësuar lëndime të rënda trupore.