Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

U pa duke lëvizur me një armë, e që tha se ishte lodër – Policia bastis shtëpinë e 50 vjeçarit në Han të Elezit, nuk gjejnë asgjë të dyshimtë

GD
Gazeta Demos13 prill 2026 në 18:01
U pa duke lëvizur me një armë, e që tha se ishte lodër – Policia bastis shtëpinë e 50 vjeçarit në Han të Elezit, nuk gjejnë asgjë të dyshimtë

Një person është parë sot në Han të Elezit teksa lëvizte me një armë, gjë që ka shkaktuar frikë tek qytetarët, dhe e cila më pas rezultoi se kishte qenë lodër.

Lidhur me këtë rast, u aktivizua edhe Policia e Kosovës, nga e cila kanë thënë se i dyshuari, me iniciale E.B., 50-vjeçar, është intervistuar dhe i njëjti ka dorëzuar mjetin e dyshimtë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli bëri të ditur për redaksinë se i dyshuari ka deklaruar se mjeti në fjalë është lodër e djalit të tij tetëvjeçar.

“Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë patrulluese të stacionit policor në Han të Elezit kanë bërë identifikimin e personit të dyshuar, i cili rezulton të jetë qytetar nga Hani i Elezit, me iniciale E.B., ( 50 vjeç), i cili është intervistuar nga patrulla policore dhe ka dorëzuar mjetin e dyshimtë, i cili, sipas pamjeve, përputhet me mjetin që shihet në videon që ka qarkulluat në media”.

“I dyshuari ka deklaruar se mjeti në fjalë është lodër e djalit të tij 8-vjeçar dhe se është i njëjti mjet që kishte në dorë”, tha Veseli.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që, me pëlqimin e palës, të kryhet bastisja e shtëpisë së të dyshuarit.

Veseli njoftoi se bastisja është realizuar, mirëpo nuk është hasur në ndonjë mjet apo provë të dyshimtë.

“Me udhëzim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”, ndërsa mjeti i dyshimtë është konfiskuar”, përfundoi ai.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 11:32Ky është dokumenti me anë të të cilit PDK kërkon ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
  • 11:31Kurti vizitoi Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në New York
  • 11:29Endrit Thaçi sonte sërish bashkë me protestuesit për çlirimtarët
  • 11:24Lumir Abdixhiku përkujton Ahmet Krasniqin
  • 11:19PDK dorëzon në Kuvend Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara