Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

U lavdërua nga një medium serb, reagon Kica-Xhelili: Këtë e bën Beogradi kur do të ta dëmtojë reputacionin

GD
Gazeta Demos10 qershor 2026 në 18:52
U lavdërua nga një medium serb, reagon Kica-Xhelili: Këtë e bën Beogradi kur do të ta dëmtojë reputacionin

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas publikimit të një artikulli për të në një medium serb.

Përmes një video-mesazhi, Kica-Xhelili tha se Serbia përdor taktika të ndryshme për të ndikuar në perceptimin publik në Kosovë, duke shtuar se lavdërimet nga mediat serbe nuk duhet të interpretohen si mbështetje.

“Serbia kur don me ta shkatërru reputacionin, të lavdon, e kur don me ta ndërtu mitin, të shan. Prandaj, mos u mashtroni. Sot paska dalur një artikull në një medium serb që po më ‘lavdon’ mu. Këtë e kishte shpërndarë njeriu i Vetëvendosjes (Jeton Mehmeti, shën.red.), aty e kuptova edhe unë”, tha ish-deputetja Kica-Xhelili.

Ajo kritikoi gjithashtu mënyrën se si ishte trajtuar në artikull, duke e cilësuar gjuhën e përdorur si seksiste dhe paragjykuese ndaj grave në politikë.

“Me tituj të fryrë, me fjalë të mëdha e me gjuhën e tyre seksiste, që mendon se një grua në politikë duhet me u gjyku fillimisht nga pamja, e mandej nga gjykimet e saj”, u shpreh nënkryetarja e LDK-së.

Tutje, ajo theksoi se nuk ka nevojë për vlerësime apo kritika që vijnë nga Serbia.

“Unë s’kam nevojë për lavdata nga Serbia, as për shamje nga Serbia, e as për ‘certifikata’ të patriotizmit nga Beogradi”.

Në fund, Doarsa Kica-Xhelili akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje se ka përvetësuar dhe përkryer, sipas saj, metodën e përlyerjes së kundërshtarëve politikë përmes referencave që lidhen me Serbinë.

“Kjo tregon se sa e vjetër dhe sa e ndytë është metoda e përlyerjes së shqiptarëve, përmes Serbisë, e fatkeqësisht Vetëvendosja e ka perfeksionuar këtë metodë”, potencoi nënkryetarja e LDK-së, Doarca Kica-Xhelili.

Doarsa Kica-Xhelili

Më shumë nga Lajme

  • 17:35Deklarata skandaloze e mërgimtarit, Gjini: Ramush Haradinajn mund ta shihni vetëm nga larg, sepse atë e mbron historia
  • 17:33Po bënte foto te ujëvara, 20-vjeçari rrëzohet nga 54 metra dhe humb jetën
  • 17:29Qytetari i "bie" pishman i kërkon falje asamblistes së PDK-së: Ndonjeherë njeri po është me 100 mijë probleme....
  • 17:22Abdixhiku i fton deputetët e LDK-së në takim për nesër: Duhet të flasim me një zë
  • 17:20NATO deklarohet pas vendimit për përshtatje të pranisë ushtarake te Ura e Ibrit dhe Manastiri i Deçanit