Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

U akuzua për kanosje, flet avokati i Elbert Krasniqit: Ministri ishte me familje, e vërteta do të dal në shesh

GD
Gazeta Demos27 nëntor 2025 në 23:11
U akuzua për kanosje, flet avokati i Elbert Krasniqit: Ministri ishte me familje, e vërteta do të dal në shesh

Gjatë ditës është raportuar se ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi po hetohet nga Prokuroria e Pejës për kanosje ndaj disa personave.

Ndaj këtyre pretendimeve ka reaguar, avokati i ministrit në detyrë Elbert Krasniqit, Artan Kastratia.

Kastrati ka bërë të ditur se ministri Krasniqi ka dhënë dëshminë e tij në polici, duke mohuar plotësisht akuzat për kanosje si dhe pretendimet se ka pasur armë me vete gjatë ngjarjes.

Sipas avokatit, në momentin e incidentit ministri ka qenë së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët gjë që sipas tij e bën të pakuptimtë dhe të pabazë çdo pretendim për sjellje të rrezikshme.

“Në këtë rast duke pasur parasysh se denoncimi është bërë në një kohë të ndjeshme zgjedhore, gjë që e bën këtë çështje të dukshëm tendencioze dhe me prapavijë politike duke shtuar këtu faktin qe denoncuesit janë persona recidivistë të njohur për organet e drejtësisë, rasti është duke u trajtuar me kujdes nga organet kompetente, për faktin se realisht është rrezikuar siguria e ministrit dhe familjarëve të tij, e jo e kundërta. Prandaj, as që mund të flitet për kanosje nga ana e klientit tim”, ka thënë Kastrati për IndeksOnline.

Ai shprehet i bindur se hetimet do të zbardhin të vërtetën rreth këtij rasti.

“Procesi hetimor do të dëshmojë të kundërtën nga ajo që pretendohet dhe e vërteta do të dalë në pah plotësisht”, ka thënë Kastrati.

Kujtojmë që Prokuroria e Pejës ka nisur hetimet në lidhje me zbardhjen e këtij rasti ku i përfshirë është ministri në detyrë Elbert Krasniqi.

elbert krasniqi

Më shumë nga Lajme

  • 12:57Rama: Çështjes së pastrimit po i japim zgjedhje përfundimisht
  • 12:45Dalin detajet e para nga krimi në Prizren, çifti ishin vetëm në shtëpi
  • 12:4280-vjeçarja gjendet pa shenja jete në Prizren, dyshohet se u vra nga bashkëshorti 81-vjeçar
  • 12:40TRAGJIKE: Vrasje e rëndë në Prizren, viktimë një grua
  • 12:35PDK dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit dhe ministrave në detyrë