Një punëtor 50-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën pas dy ditësh në spital, pasi u aksidentua rëndë në vendin e punës në Itali.
Ngjarja ndodhi më 27 prill në Castelfiorentino, ku ai u shtyp nga një betonierë gjatë punës në një kompani bujqësore.
Sipas raportimeve nga mediat italiane , makineria e rëndë është përmbysur papritur për arsye që ende nuk janë sqaruar.
