Kryetari i Trupit Gjykues, Charles Smith, ka thënë se Jakup Krasniqi ka qenë ‘’anëtar kyç në formulimin dhe zbatimin e politikës së shënjestrimin e kundërshtarëve’’.
‘’Trupi gjykues konstatoi se Jakup Krasniqi si anëtarë i Shtbait të Përgjithshëm dhe i drejtorisë politike, dhe zëdhënës, dhe zëvendëskomandant i UÇK, ishte anëtar kyç në formulimin dhe zbatimin e politikës së shenjëstrimin të kundërshtarëve.
Në veçanti trupi gjykues konstatoi se Krasniqi së bashku me Hashim Thaçin përdori rolin e tij si anëtarë i drejtorisë politike dhe zëdhënës i uck për formulimin dhe zbatimin e politikës së shenjëstrimit të kundërshtarëve. Krasniqi përmes publikimit të komunikatave, dhe deklaratave dhje fjalimeve publike inkurajoi kryerjen e krimeve kundër personave që konsideroheshin sio kundërshtarë. Në këto deklarata ndër të tjera u mor përgjegjësia për vrasjen dhe masat ndëshkuese kundër kolaboracionistëve. Krasniqi në atë kohë kishte dijeni për një numër të konsiderueshëm krimesh të kryer kundër kundërshtarëve. Me gjithë dijenin që kishte zoti Krasniqi nuk ndërmori asnjë hap të mirëfillt, për parandalimin, hetimin ose ndëshkimin e këtyre krimeve’’, ka thënë gjyqtari Smith.




