Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Trump shfaqet në publik pas thashethemeve për vdekjen e tij

GD
Gazeta Demos30 gusht 2025 në 23:46
Trump shfaqet në publik pas thashethemeve për vdekjen e tij

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u fotografua teksa po shkonte për të luajtur golf, pas thashethemeve të rreme në rrjete sociale se ai kishte vdekur, të nxitura nga raportimet se ai nuk ishte parë në publik prej disa ditësh.

Trump dhe mbesa e tij, Kai Trump, u panë duke hyrë në një automjet në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë, të veshur me një bluzë polo të bardhë, pantallona të zeza dhe kapelen e tij të kuqe MAGA.

Eskorta e tij u nis për në një fushë golfi, shkruajnë mediat e huaja .

Ndërkohë, korrespondentja e Daily Caller në Shtëpinë e Bardhë, Reegan Reese, tha: “Zgjohem dhe shoh njerëz që frikësohen se Trump është i sëmurë ose i vdekur ose diçka e tillë, sepse nuk është parë prej disa ditësh.”

“Isha me presidentin dje pasdite. E intervistova për një orë”, deklaroi Reese.

Shfaqja e Trumpit vjen ndërsa thashethemet e rreme për vdekjen e tij filluan të përhapeshin.

Të premten dolën raporte se ai nuk ishte parë në publik prej dy ditësh.

Hashtagu #whereistrump ishte i gjashti më në trend në X në SHBA.

Spekulimet u shtuan edhe pasi zëvendëspresidenti amerikan JD Vance deklaroi se është “gati të jetë president” në rast se 79-vjeçarit i ndodh “ndonjë tragjedi e tmerrshme”.

Më shumë nga Lajme

  • 17:36Hamza mbështet Marshin për Liri më 12 shtator: Të bashkohemi në Prishtinë, Kosova do ta mbrojë të vërtetën e saj
  • 17:35Sulm brenda shkollës së mesme në Suedi, agresori plagos disa persona me shpatë
  • 17:13Përgatitja e vrasjes në Pejë, grupi kriminal do të paguhej 30 mijë euro për vrasje dhe 7 mijë për plagosje
  • 16:59“Serbia po krijon perceptim të rremë për krizë”, Maqedonci për praninë e KFOR-it në Urën e Ibrit
  • 16:52Del jashtë kontrolli zjarri në një zonë të Pukës, digjen tre banesa në lagjen ‘Pepaj’, nis evakuimi i banorëve