Presidenti amerikan, Donald Trump ka lëshuar një paralajmërim të fortë në drejtim të Iranit, pasi tha se ka dëgjuar “raportime” se Teherani po u vendos tarifa anijeve cisternë që kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit, një prej rrugëve detare më të rëndësishme për transportin global të naftës.

Në një deklaratë të publikuar në platformën Truth Social, Trump shprehu shqetësim për këto pretendime dhe kërkoi që çdo veprim i tillë të ndalet menjëherë.

“Ata më mirë të mos e bëjnë këtë dhe, nëse po e bëjnë, më mirë të ndalen menjëherë!”, shkroi ai, duke e shoqëruar mesazhin me një ton paralajmërues ndaj Teheranit