Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Trump merr çmimin e Paqes nga FIFA, thuhet se “ndaloi luftën mes Kosovës dhe Serbisë”

GD
Gazeta Demos5 dhjetor 2025 në 20:02
Trump merr çmimin e Paqes nga FIFA, thuhet se “ndaloi luftën mes Kosovës dhe Serbisë”

Në Uashington presidenti amerikan Donald Trump u nderua me çmimin për “Paqe” nga FIFA, gjatë tërheqjes së shortit për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026”.

Në një prezantim për dhënien e çmimit, është përmendur se Trumpi ndaloi tetë luftëra, përfshirë atë mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili ka ndërtuar një marrëdhënie të fortë me presidentin amerikan, e ka mbështetur Trumpin për Çmimin Nobel më herët këtë vit.

Kurse presidenti amerikan tha se ndjehet i nderuar me këtë çmim.

Trump: Ne i përfunduam luftërat edhe para se të fillonin

Donald Trump foli pas nderimit me Çmimin e Paqes nga FIFA. “Kjo është vërtet një nga nderimet më të mëdha të jetës sime. Kaq shumë luftëra të ndryshme që ne arritëm t’i ndalonim, në disa raste pak para se të fillonin, pikërisht para se të fillonin,” tha Trump.

Duke folur për Kupën e Botës që do të zhvillohet verën e ardhshme, presidenti amerikan shtoi: “Do të keni një ngjarje të tillë që ndoshta bota nuk e ka parë kurrë më parë.”

Gjatë ceremonisë së dhënies së Çmimit të Paqes nga FIFA, u vlerësua roli i Donald Trump pë ndalimin e disa konflikteve ndërkombëtare dhe përpjekjet e tij për paqe.

Infantino theksoi se Trump kishte ndërmarrë veprime të jashtëzakonshme për paqen, të cilat ishin shembull për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për përdorimin e futbollit si mjet për promovimin e paqes.

“Ne duam të jetojmë në një botë dhe mjedis të sigurt, duam të bashkohemi dhe kjo është ajo që do të bëjmë në Kupën e Botës, prandaj i dhamë këtë çmim. Ka mbështetjen time dhe të të gjithë komunitetit të futbollit për të ndihmuar në lulëzimin e paqes në të gjithë botën”. Këto ishin fjalët e Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, duke ia dorëzuar çmimin Trump.

Më shumë nga Lajme

  • 17:29Pas takimit me Abdixhikun deklarohet Kurti
  • 17:28Zjarr i përmasave të mëdha në Selenicë të Shqipërisë, digjen disa automjete
  • 17:21Sorensen: Takim Kurti-Vuçiq vetëm kur të jenë gati për rezultate konkrete
  • 16:55KRM “Pastrimi” reagon pas shpalljes së gjendjes emergjente në Podujevë: Kriza është krijuar ndër vite, jo brenda natës
  • 16:52Shtetasi i huaj deshi të investojë 500 mijë euro, arrestohet kosovari për keqpërdorim të tyre