Ish-hetuesja e Tribunalit të Hagës për rastin e Sllobodan Millosheviqit, Nevenka Tromp tha se janë tre skenarë të mundshëm sa i përket verdiktit në Hagë.

“Mund ta imagjinoni është një situatë shumë e vështirë për të parashikuar diçka, dhe meqenëse jam e trajnuar në shkenca politike, jam mësuar t’i analizoj skenarët e paparashikueshëm”, ka thënë Tromp për Klanin.

“Siç ju kam thënë në të kaluarën, janë tre skenarë: I pari që të katër të akuzuarit të shpallen të pafajshëm. Skenari i dytë, që të katërt do të dënohen për diçka, dhe skenari i tretë është disa prej tyre do të dënohen e disa prej tyre do të lirohen dhe të gjithë skenarët janë të mundshëm".