Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tre të dyshuar për vjedhje të rëndë arrestohen në Skenderaj, u konfiskohet edhe një pistoletë

GD
Gazeta Demos27 tetor 2026 në 10:14
Tre të dyshuar për vjedhje të rëndë arrestohen në Skenderaj, u konfiskohet edhe një pistoletë

Tre persona janë arrestuar në fshatin Ticë të Skenderajt, nën dyshimin për vjedhje të rëndë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 26 tetor, rreth orës 00:30, kur të dyshuarit janë takuar me një veturë, në të cilën kishin ngarkuar gjësende të ndryshme që dyshohet se i kishin vjedhur nga një lokal.

Në mesin e gjësendeve të gjetura kishte cigare, motosharrë, maska, kapela, orë dore, sëpatë, çekan, si dhe para të metalta dhe të letrës.

Gjatë kontrollit, te të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar edhe një pistoletë me karikator dhe gjashtë fishekë.

Në konsultim me prokurorin, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tretë, i mitur, i është dorëzuar Stacionit Policor në Malishevë, pasi ishte liruar me kusht për dy vjet për raste të vjedhjeve.

VJEDHJE E RËNDË - Fsh. Ticë, Skenderaj 26.10.2026 – 00:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se të njëjtit janë takuar me një veturë në të cilën kishin pasur të ngarkuar gjësende të ndryshme si: cigare, motosharrë, maska, kapela, orë dore, sëpatë, çekan, para të metalta dhe të letrës që dyshohet se i kanë vjedhur nga një lokal. Te të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar edhe një pistoletë me karikator dhe 6 fishekë. Në konsultim me prokurorin, dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tretë (i mitur) i është dorëzuar Stacionit Policor Malishevë pasi i njëjti ishte liruar me kusht për dy vite për raste të vjedhjeve.

vjedhjerëndëpistoletë

Të ngjashme

I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt kishte dosje të rëndë në Policinë e Kosovës

I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt kishte dosje të rëndë në Policinë e Kosovës

21:50
Arrestohen në Skenderaj tre të dyshuar për vjedhje të rëndë

Arrestohen në Skenderaj tre të dyshuar për vjedhje të rëndë

11:15

Më shumë nga Lajme

  • 11:00Për tre muaj, VV shpenzoi rreth 300 mijë euro
  • 11:00U plagos në sy gjatë protestës, reagon Erjon Vishkulli para operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive
  • 10:59Rama: Nuk jap dorëheqje, jam i gatshëm për dialog
  • 10:58Abdixhiku kujton Ukë Bytyçin: LDK nuk harron
  • 10:57Mbi gjysmë ton drogë në Maqitevë të Suharekës: Kërkohet paraburgim për dy të arrestuarit