Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tre policë u goditën nga motoçiklistët në Ferizaj në dy raste të ndara, dalin detajet

GD
Gazeta Demos20 gusht 2025 në 09:52
Tre policë u goditën nga motoçiklistët në Ferizaj në dy raste të ndara, dalin detajet

Në dy raste, policët në Ferizaj janë lënduar nga motoçiklistët që s’u janë bindur urdhrave për ndalim.

Të dy rastet kanë ndodhur në rrugën “Gjon Sereqi” në Ferizaj.

Në rastin e parë, siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh, motoçiklist nuk i ka përfillur shenjat e ndalimit të zyrtarëve policorë të biçikletave dhe e ka rritur shpejtësinë e i ka goditur dy zyrtarë policorë duke u shkaktuar lëndime trupore dhe duke ikur nga vendi i ngjarjes.

Policët e lënduar janë dërguar në Emergjencën e Spitalit në Ferizaj për trajtim mjekësor. I dyshuari është identifikuar pasi në vendin e ngjarjes i kishte rënë telefoni celular dhe i dyshuari së bashku me prindin e tij janë paraqitur në stacion të policisë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt, njofton polici.

“Deri sa njësia policore e biçikletave ka tentuar të ndalojë një motoçiklistë, i njëjti nuk kishte përfillur shenjat e ndalimit të zyrtarëve policorë, por përkundrazi kishte rritur shpejtësinë dhe me këtë rast kishte goditur dy zyrtarët policorë duke u shkaktuar lëndime trupore dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Dy zyrtarët policorë të lënduar janë dërguar në Emergjencën e Spitalit në Ferizaj për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është identifikuar i dyshuari pasi në vendin e ngjarjes i kishte rënë telefoni celular dhe i dyshuari së bashku me prindin e tij janë paraqitur në stacion të policisë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh.

Edhe rasti tjetër ka ndodhur në rrugën e njëjtë. Sipas raportit, njësia për trafik ka tentuar ta ndalojë një grup të rinjsh me motoçikleta, e gjatë përpjekjeve një motoçikletë ka goditur një polic duke e lënduar. Dy personat që ishin në motoçikletë janë arrestuar.

Pas intervistimit, në të dy rastet, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Derisa njësia e trafiku të qytetit ka tentuar që të ndalojë një grup të rinjsh me motoçikleta drejtuesi i një motoçiklete ka goditur zyrtarin policor, i cili ka pësuar lëndime trupore. Dy personat të cilët kanë qenë ne këtë motoçikletë janë arrestuar. Në lidhje me rastet është njoftuar prokurori kujdestar. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 20:34Dy shtetas nga Kosova shoqërohen në protestën në Tiranë, deklarata në polici: Jemi mbështetës të Vetëvendosje
  • 20:24Kryeministri sllovak në tubimin e Vuçiqit: Për Kosovën nuk do t’ju zhgënjejmë kurrë
  • 20:23Suspendimi i 3 zyrtarëve policorë, Sveçla: Nuk do të lejojmë njollosjen e Policisë së Kosovës
  • 20:15‘Eskalon’ Peci: Çfarë kriminelash, paralajmërojnë gjakderdhje…
  • 20:08Spiropali i çon letër Ramës: Ed, dil përballë qytetarëve