Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Trazirat në Shqipëri, Ben Andoni kritika Presidentit Begaj: Mungoi autoriteti i tij, aspak s’po përballet me Edi Ramën

GD
Gazeta Demos18 tetor 2026 në 22:32
Trazirat në Shqipëri, Ben Andoni kritika Presidentit Begaj: Mungoi autoriteti i tij, aspak s’po përballet me Edi Ramën

Analisti Ben Andoni, i ftuar në “Ora News”, kritikoi vonesën e institucioneve në reagimin ndaj protestës, duke theksuar se palët nuk kanë kanale komunikimi dhe ndërmjetësimi.

Andoni vlerësoi se presidenti reagoi me vonesë, ndërsa theksoi se si protestuesit, ashtu edhe policia kanë treguar ashpërsi.

Sipas tij, mungesa e dialogut dhe vështirësitë e demokracisë rrezikojnë të sjellin përsëritjen e situatave të ngjashme.

Ben Andoni: Të drejtë, me shumë të drejtë domethënë që palët nuk kanë përballje. Është e vërtetë, sepse deri në ditën e sotme, nga ana institucionale asnjë institucion nuk është ngritur dot mbi palët. Më vjen keq ta them që përpjekjen e parë e ka bërë presidenti i vendit, me shumë vonesë në fakt.

Ai u përgjigj shumë vonë edhe të themi për pjesën e parë të protestës, sepse duhet të bëjmë një lexim të thjeshtë ose të vendosim një konvencion për protestën, domethënë është pjesa e flamingove që ishte deri para gjashtë ditësh.

Dhe sot pjesa e protestës të studentëve. Për hir të vërtetës pjesa e studentëve, ose e të gjithë enturazhit që lidhet me ta, sepse shikohet që nuk janë vetëm studentët në protestë, ka qenë jashtëzakonisht e ashpër. Por po kaq e ashpër ka qenë dhe policia. Ndërkohë që autoriteti që pritej nga presidenti i vendit ka munguar.

Ndonëse në orët e fundit, presidenti i vendit ka bërë lëvizjet e tij, por duket mënyra sesi ai e ka mbajtur presidencën, mënyra pothuajse aspak përballëse me ekzekutivin e zotit Rama, i cili për hir të vërtetës gjatë presidencës së tij ka pasur përballjen më të lehtë, sepse ne mbajmë mend edhe presidencën e zotit Meta.

Ku përballja e palëve ishte jashtëzakonisht e ashpër. Ndërkohë, shumë vonë ka reaguar,kanë reaguar dhe komunitetet fetare, të cilat sot kanë qenë në takim me presidentin, dhe pastaj me radhë autoritetet e tjera. Shqetësimi më i madh publik është ky që, vendit tonë situata të tilla që i përsëriten, në mendimin tim, ne nuk do i shpëtojmë këtyre situatave.

Sepse duket që e kemi shumë, shumë të vështirë këtë pjesën e formimit realisht demokratik. Dhe duke shtuar tashmë edhe të themi problemet që përjeton gjithë Europa me demokracinë, ne nuk mund t’i shpëtojmë dot këtyre lëvizjeve. Dhe kjo është e vetmja që po na jep një lloj qytetarie tani.

Por ndërsa në pjesën e parë të protestës, kjo qytetari i dha Shqipërisë i dha një sens jashtëzakonisht modern, këto ditë për hir të vërtetës ka një lloj sensi kënaqësie edhe për këtë që po ndodh në vendin tonë. Ndërkohë që presioni më i madh ka rënë mbi dy palët, që ju thatë me të drejtë, që është pala e protestuesve dhe policia e shtetit të cilat nuk kanë asnjë të themi, aspak kanale mediatimi ndërmjet vetes.

andoniautoritetiaspak

Më shumë nga Lajme

  • 23:55Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, ky është rendi i ditës
  • 23:26Përfundon dita e gjashtë e tubimit në Tiranë
  • 23:22Kështu u vlerësua Zhegrova në ato pak minuta të luajtura ndaj Lazios
  • 22:57Nesër seancë gjyqësore për rastin e Ibër-Lepencit
  • 22:42Video e papublikuar, deputetja duke shëruar luftëtarët në luftë