Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Trajkoviq beson se Trumpi do t’i marrë në dorë negociatat Kosovë – Serbi: BE-ja s’ka autoritet

GD
Gazeta Demos19 korrik 2025 në 13:19
Trajkoviq beson se Trumpi do t’i marrë në dorë negociatat Kosovë – Serbi: BE-ja s’ka autoritet

Politikania serbe, Rada Trajkoviq, ka deklaruar se presidenti amerikan, Donald Trump, pritet të marrë drejtimin e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe të ndikojë në zhvillimet në Bosnje.

Në një intervistë për gazetën serbe Danas, ajo ka vlerësuar se Bashkimi Evropian ka humbur autoritetin për të vazhduar ndërmjetësimin në këto procese, ndaj Trumpi do të synojë të përcaktojë ritmin e bisedimeve.

“Fatkeqësisht, BE-ja nuk ka forcën ose autoritetin për të vazhduar negociatat. Dhe presidenti Trump nuk e ka zakon ta ‘ndjekë’ BE-në gjithsesi, por dëshiron të marrë drejtimin dhe të përcaktojë ritmin e negociatave. Unë besoj se ai me siguri do të fillojë bisedimet për Bosnjën dhe Kosovën”, ka thënë Trajkoviq.

Ajo ka përmendur Marrëveshjen e Uashingtonit, të cilën e cilëson si një bazë të rëndësishme që Trump e ka lënë për marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

Sipas saj, marrëveshja përfshinte dy çështje kyçe: “statusin e serbëve dhe të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, si dhe normalizimin ekonomik, përfshirë bashkëmenaxhimin e burimeve strategjike si Gazivoda dhe Trepça”.

Trajkoviq gjithashtu ka vlerësuar përpjekjet e administratës Trump për të afruar Prishtinën dhe Beogradin përmes projekteve konkrete infrastrukturore dhe ekonomike, pa fokusuar bisedimet në kufijtë kombëtarë.

Ndërkohë, ajo ka hedhur poshtë deklaratat e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për një përgatitje të mundshme të Serbisë për konflikt në vitin 2025.

“Deri më tani asnjë institucion ndërkombëtar – as NATO, KFOR, BE apo Departamenti Amerikan i Shtetit – nuk ka ofruar dëshmi që mbështesin një pretendim të tillë”, ka deklaruar ajo.

Trajkoviq shton se Ushtria e Serbisë ka marrëdhënie të mira me NATO-n dhe KFOR-in dhe se është “e pamundur që të ndërmarrë veprime pa një ‘dritë të gjelbër’ nga ndonjë aktor ndërkombëtar”.

Ajo theksoi gjithashtu se, “nëse ndonjë plan i tillë ekziston, ai do të ishte rezultat i një marrëveshjeje jo-transparente, në të cilën nuk beson”.

Më shumë nga Lajme

  • 09:02Këto janë çmimet e derivateve për sot në Kosovë
  • 08:54Humolli: Përgjegjësia për ngërçin në Kuvend është e deputetëve, VV-ja duhet të bëjë kompromis me opozitën
  • 08:52Fëmija refuzoi rripin e sigurimit, aeroplani u kthye dhe fluturimi u anulua
  • 08:49DHTIK kërkon zhbllokimin e institucioneve: Vonesat po rrisin pasigurinë për bizneset
  • 08:46Libi, vritet shefi i inteligjencës ushtarake të Haftarit