Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tragjike: Shqiptari vdes në Turqi pasi mbolli flokët dhe rregulloi dhëmbët

GD
Gazeta Demos16 nëntor 2025 në 14:34
Tragjike: Shqiptari vdes në Turqi pasi mbolli flokët dhe rregulloi dhëmbët

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur së fundmi në Stamboll.

Siç raporton “The Mirror” , Mentor Rama, 36 vjeçar shqiptar me shtetësi britanike, ka vdekur më 11 nëntor pas mbjelljeve të flokëve dhe implantit të dhëmbëve në Stamboll.

Trupi i pajetë i Mentorit u transferua në Këshillin e Mjekësisë Ligjore në Stamboll. Policia që atëherë ka nisur një hetim mbi vdekjen.

Një zëdhënës i FCDO-së i tha The Mirror: “Ne po mbështesim familjen e një burri britanik që vdiq në Turqi dhe jemi në kontakt me autoritetet lokale”.

Për vdekjen e Mentorit kanë shkruar dhe familjarë të tij.

“Vdekja jote ka lënë një boshllëk që asgjë në këtë botë nuk mund ta mbushë. Nuk mendoja kurrë se do të më duhej të shkruaja fjalë të tilla për ty”, thuhet në postimin e një prej familjarëve të të ndjerit.

“Ti ishe drita jonë, buzëqeshja që na ngrohte, forca që na ngrinte lart sa herë që binim. Dhimbja është kaq e pafundme kur mendoj se nuk do të të shoh më kurrë, nuk do ta dëgjoj më kurrë zërin tënd apo të qeshurën tënde që na bëri të gjithëve të lumtur. Zoti të ruajt në dritën dhe mëshirën e Tij, miku im, lutem që shpirti yt të pushojë në paqe dhe të gjejë një vend në parajsë, ku nuk ekziston as dhimbje as trishtim, do të më mungosh çdo ditë të jetës sime”.

Trupi i Ramës i është dorëzuar familjes së tij dhe është riatdhesuar në Mbretërinë e Bashkuar, raportuan mediat turke.

Më shumë nga Lajme

  • 18:42Gjenerali Lama: Gjykimi në Hagë, abuziv - janë ca budallallëqe që logjika nuk i pranon
  • 18:13IPK rekomandon suspendimin e dy policëve në Gjilan, dyshohen se e futën në veturë dhe e abuzuan një qytetar
  • 17:23Suspendohen tre policë në Prishtinë, dyshohet se e ndaluan dhe e udhëzuan një qytetare drejt Çagllavicës për veprime seksuale
  • 17:18‘‘Ju kam shporrë si mbeturina nga zyrat’’, Peci i reagon ashpër Krasniqit: Idiot, nga sot e ke padinë për shpifje
  • 17:15Krasniqi: Pritet arrestimi i dy kryetarëve të komunave, mund të jetë Faton Peci, mbrëmë dhashë dëshmi…