Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Tragjike: I riu shqiptar humb jetën në vendin e punës në Itali

GD
Gazeta Demos2 korrik 2026 në 17:36
Tragjike: I riu shqiptar humb jetën në vendin e punës në Itali

Një aksident i rëndë në vendin e punës i ka marrë jetën një 27-vjeçari shqiptar në Itali, duke e shtuar edhe më tej listën e viktimave nga incidentet në punë në rajonin e Venetos.

Floriano Cani, 27 vjeç, banor i Gemona del Friuli, ndërroi jetë më 30 qershor në një spital në Padova, katër ditë pasi u plagos rëndë gjatë një aksidenti në Due Carrare. I riu ishte shtypur nga një shtyllë telekomunikacioni teksa ishte duke punuar, shkruajnë mediat në Itali

Menjëherë pas incidentit, ai humbi ndjenjat dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit me ambulancë ajrore. Mjekët e shtruan në repartin e kujdesit intensiv, ku iu nënshtrua të gjitha ndërhyrjeve dhe trajtimeve të nevojshme. Megjithatë, dëmtimet e marra rezultuan tepër të rënda dhe, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, 27-vjeçari nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.

Sipas mediave italiane, që në momentet e para pas aksidentit u kuptua se gjendja e tij ishte kritike. Vdekja e Floriano Canit shënon një tjetër humbje tragjike në provincën e Padovës, ku një punëtor humb jetën gjatë ushtrimit të detyrës.

Pas ngjarjes ka reaguar edhe Roberto Toigo, sekretari i përgjithshëm i UIL Veneto, i cili kërkoi më shumë vëmendje ndaj sigurisë në vendin e punës.

“Rajoni i Venetos mban zi për një tjetër vdekje në vendin e punës. Pas katër ditësh në spital, punëtori shqiptar i shtypur nga një shtyllë në Due Carrare ka ndërruar jetë. Lista, fatkeqësisht, vazhdon të zgjatet, në një vit që e ka rikthyer rajonin tonë në zonën e kuqe për aksidente fatale. Shëndeti dhe siguria në vendin e punës duhet të rikthehen në qendër të debatit publik, me një angazhim të përbashkët për të ndalur këtë trend tragjik”, u shpreh ai.

vdekje

Më shumë nga Lajme

  • 18:07Bekim Çollaku rrëfen për orët kritike bashkë me Hashim Thaçin para nisjes për Hagë më 5 nëntor
  • 17:49Bekim Çollaku: I gjithë stafi në Presidencë kemi qarë kur i është ngritur aktakuza Hashim Thaçit
  • 17:44Hetimet për dhjetëra kontrata, IPK kërkon suspendimin e drejtorit të prokurimit  të Policisë së Kosovës
  • 17:42Zbulohet një fotografi e Hashim Thaçit pak para se të nisej për Hagë para 6 vitesh
  • 17:14Protestë gjithëkombëtare të shtunën për Arlinda Zekajn, kërkohet përgjegjësi nga institucionet