Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Shtime, ku një fëmijë vetëm 3-vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se u ngulfat me një copë mishi.
Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së familjes, derisa ata po përgatitnin një grill. Në një moment, fëmija dyshohet se kishte marrë një copë mishi, e cila i bllokoi rrugët e frymëmarrjes.
Familjarët kanë tentuar menjëherë t’i japin ndihmën e parë dhe më pas e kanë dërguar me urgjencë në Qendrën Emergjente në Shtime. Mjekët kanë arritur ta largojnë copën e mishit nga rrugët e frymëmarrjes, por fëmija kishte mbërritur pa puls dhe pa shenja jete.
