Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tragjedi në Kretë, humb jetën shqiptari pas dy javësh në koma nga incidenti në det

GD
Gazeta Demos28 korrik 2026 në 12:53
Tragjedi në Kretë, humb jetën shqiptari pas dy javësh në koma nga incidenti në det

Një 33-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në ishullin e Kretës, në Greqi, pasi për rreth dy javë qëndroi në koma pas një incidenti të rëndë në det.

Bëhet fjalë për Roland Salën, me origjinë nga Peshkopia e Dibrës, i cili jetonte prej vitesh në Angli dhe kishte udhëtuar drejt Kretës për të kaluar pushimet pranë familjarëve.

Sipas raportimeve, ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Rethimnos, ku i riu shqiptar u përfshi nga dallgët e detit dhe pësoi asfiksi. Ai u nxor nga uji dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku mjekët u përpoqën për ditë të tëra t’i shpëtonin jetën.

Pavarësisht kujdesit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, Roland Sala nuk arriti të mbijetojë.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka prekur komunitetin shqiptar në Rethimno, i cili ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e 33-vjeçarit.

Trupi i tij pritet të dërgohet drejt Shqipërisë, ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit në vendlindje.

Më shumë nga Lajme

  • 22:01Protesta “Jo në emrin tim”, Ramë Lahaj thërret për unitet dhe bën Betimin e Ushtarit të UÇK-së
  • 21:52Arrestohet në Maqedoninë e Veriut ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli
  • 21:52Paçarizi: Kosova s`loboi, nuk aktivizoi organizata kredibile për monitorim e diskreditim të Speciale
  • 21:48Protesta në Prishtinë: Para masës flet nipi i Rexhep Selimit
  • 21:47Mustafa: Nëse ky moment nuk i ndërgjegjësoi politikanët, nuk e di çka kërkohet më