Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tragjedi në Francë pas eliminimit të Marokut, vdes 17-vjeçarja gjatë festimeve

GD
Gazeta Demos10 korrik 2026 në 13:52
Tragjedi në Francë pas eliminimit të Marokut, vdes 17-vjeçarja gjatë festimeve

Një vajzë 17-vjeçare ka humbur jetën në veri të Francës gjatë festimeve për kualifikimin e kombëtares franceze në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2026, pas fitores ndaj Marokut në çerekfinale.

Sipas raportimit të Le Parisien , ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit Aulnoye-Aymeries, në veri të Francës.

Bazuar në të dhënat paraprake, adoleshentja po festonte në pjesën e pasme të një kamioni, kur u rrëzua dhe më pas u shtyp nga mjeti.

Mediat franceze bëjnë të ditur se kamioni po përdorej për një paradë festive dhe kishte disa persona në bord.

Drejtuesi i mjetit është arrestuar menjëherë nga policia, ndërsa sipas burimeve pranë hetimit, ai dyshohet se ishte në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.

Autoritetet franceze kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.

Më shumë nga Lajme

  • 14:04Tahiri: Projektligji për Specialen të votohet edhe në lexim të dytë - UÇK është e të gjithëve
  • 13:37Driton Gojani zgjidhet kryesues i bordit të ZRRE-së, kryeshefi i deritashëm humbi garën në Kuvend
  • 13:35Kuvendi miraton tri marrëveshje ndërkombëtare me BE-në
  • 13:14Publikohet projektligji: Çfarë ndryshimesh parashihen për Specialen?
  • 12:37Blindohet me policë nga brenda Kuvendi, deputetët e VV-së detyrohen të porosisin pica nga jashtë