Në njoftimin e komunës thuhet se zjarri erdhi si pasojë e temperaturave të larta që po mbretërojnë ditëve të fundit në vend.

“Të gjithë faktorët relevant të sigurisë, Policia e Kosovës, Brigada e Zjarrfikësve dhe zyrtarë komunalë, janë në terren dhe po e përcjellin nga afër situatën”, thuhet në njoftimin e komunës.

Ndër tjera shtohet se zjarri tashmë është lokalizuar, derisa shiu po e ndihmon angazhimin në terren, për ta mbajtur situatën nën kontroll dhe për ta garantuar sigurinë e qytetarëve e pasurisë së tyre.