Kongresmeni amerikan nga radhët e demokratëve, Ritchie Torres, ka rikonfirmuar edhe një herë mbështetjen e fuqishme për shtetin e Kosovës, të cilin e ka cilësuar si aleatin më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor.
Përmes një postimi në platformën “X”, të mërkurën në mbrëmje, Torres ka theksuar: “Shtetet e Bashkuara nuk njohin aleat më të madh në Ballkanin Perëndimor se sa Kosova”, shkroi ai, duke e shoqëruar postimin me dy fotografi nga takimi i tij me presidenten Vjosa Osmani në Uashington, javën e kaluar.