Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Topalli për 11 marsin 1981: Demonstratat nisën spontanisht, nuk kishim informacion se do të shpërthenin

GD
Gazeta Demos15 tetor 2026 në 21:24
Topalli për 11 marsin 1981: Demonstratat nisën spontanisht, nuk kishim informacion se do të shpërthenin

Ish-veprimtari Faton Topalli ka thënë se nuk kishte informacion paraprak se demonstratat e 11 marsit 1981 në Kosovë do të shpërthenin në atë formë, ndonëse organizata ku vepronte kishte diskutuar mundësinë e shfrytëzimit të rasteve të tilla për ta ngritur kërkesën për Republikë.

Në intervistën në Debat Plus, në kuadër të ciklit “Dosjet”, Topalli e përshkroi fillimin e protestave si spontan, duke e lidhur me pakënaqësinë e studentëve për kushtet në mensën studentore dhe me pakënaqësinë më të gjerë politike e shoqërore në Kosovë.

“Ne s’kemi pasur informacion se si do të rridhnin. Ne kemi pasur qëllim që të organizojmë demonstrata, respektivisht, kudo që paraqitet momenti, me e shtru kërkesën për Republikë”, tha ai.

Topalli tha se, sipas interpretimit të tij, protestat e 11 marsit nuk ishin të organizuara paraprakisht nga një grup i vetëm, pasi në fillim nuk kishte kërkesa të shkruara apo parulla të përcaktuara qartë.

Ai kujtoi se atë ditë po udhëtonte me babanë e tij kur pa një kolonë njerëzish në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

“Unë kam qenë në makinë me prindin tim. Kur e kam parë kolonën e njerëzve në rrugën ‘Agim Ramadani’, i them: ‘Ndale makinën’. E ka ndalur babai im makinën, jam dalë prej makinës dhe iu kam bashkangjitur”, rrëfeu Topalli.

Ai shtoi se në fillim nuk e kishte kuptuar saktësisht se çfarë kërkonin protestuesit, pasi, siç u shpreh, ishte vetëm një grumbull njerëzish i rreshtuar.



topalliinformacion1981

Më shumë nga Lajme

  • 22:22Protesta në Shqipëri, Kajtazi: Pas 130 ditësh, policët janë lodhur e rraskapitur
  • 22:18Rrustemi i VV’së: Ligji për Specialen dhe Presidenti u bënë siç tha e deshti Albin Kurti, për çfarë dorëzimi po flisni
  • 22:14Vijon situata e tensionuar në rrugët e Tiranës/ Protestuesit shkojnë drejt Drejtorisë së Policisë, përballen me bllokadën e uniformave blu
  • 22:12Bajqinovci: Kosova ka stabilizuar institucionet, ligjet do të kalojnë
  • 22:10Shiroka Pula në 70-vjetorin e Revolucionit Hungarez: Kosova e kupton mirë rëndësinë e lirisë për një komb