Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tomë Gashi: Më të mirë se Osmanin nuk kemi, Kurti po kërkon vota për të

GD
Gazeta Demos3 mars 2026 në 18:06
Tomë Gashi: Më të mirë se Osmanin nuk kemi, Kurti po kërkon vota për të

Avokati Tomë Gashi ka deklaruar se Vjosa Osmani mbetet figura më e përshtatshme për ta udhëhequr shtetin edhe për një mandat të dytë presidencial.

Në FIVE në TV Dukagjini, Gashi theksoi se, sipas tij, aktualisht nuk ka një alternativë më të mirë për përfaqësimin e Kosovës në krye të shtetit.

“Mendoj që më të mirë se Vjosa Osmani nuk kemi. Mendoj që duhet të presim edhe këto dy ditë. Në prizmin tim mendoj që zoti Kurti është duke i shtjerrë të gjitha mjetet, duke kërkuar votën për Vjosa Osmanin”, ka thënë Gashi.Sipas Gashit, takimet e Kurtit me liderët e partive shqiptare janë pjesë e përpjekjeve për të ndërtuar shumicën e domosdoshme parlamentare.

“Dhe besoj që kjo është arsyeje pse po i takon të gjithë liderët e partive shqiptare. Mendoj që i ka takuar edhe deputetët individualisht. Kjo është çështje e vetëbesimit tim, për shkak të punëve të mira që i ka bërë Vjosa Osmani për këtë mandatin e parë. Besoj që punë edhe më të mira do të bëj në mandatin e dytë. Kjo është idea ime se nuk kemi dikë tani për tani që e përfaqëson më mirë Kosovën sesa Vjosa Osmanin. Dhe mendoj që duhet t’i kalojmë inatet personale e partiake, sepse Vjosa është mirë të jetë presidentet për shkak të shtetit të Kosovës”, ka shtuar Gashi.

Sot gjatë ditës pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, deputeti Besian Mustafa ka thënë se nuk ka ende marrëveshje për ndonjë kandidat dhe se zgjedhjet e parakohshme janë “të evitueshme, të shmangshme dhe të panevojshme”.

Megjithatë, ai theksoi se pa votat e pushtetit nuk mund të ecë procesi, duke kujtuar se “pushteti ka 66 ulëse”.

Mustafa shtoi se deri më tani nuk ka asnjë kandidaturë zyrtare me 30 nënshkrimet e nevojshme për nominim.

Takimi i fundit ndërmjet Kurtit dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, përfundoi pa konsensus. Abdixhiku deklaroi më herët se nuk kishte emra apo propozime konkrete dhe se imponimet nuk janë zgjidhje për LDK-në, duke paralajmëruar se gara me disa kandidatë mund të çojë drejt dështimit dhe zgjedhjeve të reja.

Për zgjedhjen e presidentit nevojiten 80 vota në dy rundet e para, ndërsa në të tretin mjaftojnë 61 vota nga 120 deputetë sa ka Kuvendi. Nëse dështon zgjedhja e presidentit, vendi shkon në zgjedhje.

Vjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 23:49Policia ndalon transportuesit e marihuanës në Mitrovicë, të dyshuarit sulmuan zyrtarët
  • 23:28Vuçiqi shpërthen ndaj Komandantit të KFOR-it pasi Urën e Ibrit tani do ta ruajë Policia e Kosovës
  • 23:10Përplasja për Ibrin, Vuçiç i përgjigjet BE-së
  • 22:2224 vatra zjarri për një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive
  • 22:15Lushaku-Sadriu kritikon VV-në: Jemi me një parti fituese që nuk është në gjendje të gjejë zgjidhje politike