Është përshkallëzuar në orët e mbrëmjes protesta e të rinjve në Tiranë. A2 CNN raporton se ka përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, nga Ura mbi Lanë deri te Ministria e Brendshme.
Gjatë mbrëmjes janë fikur dritat në bulevard, ndërsa protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë dhe molotovë në drejtim të efektivëve. Disa prej tyre kanë shkulur pllakat e gurit nga trotuaret për t’i përdorur në përplasjet me policinë.




