Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Time Kadrijaj: Nuk do ta votojmë asnjë kandidat

GD
Gazeta Demos10 tetor 2025 në 09:59
Time Kadrijaj: Nuk do ta votojmë asnjë kandidat

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka bërë të ditur se partia e saj nuk do të votojë për asnjë kandidat për nënkryetarin serb të Kuvendit të Kosovës.

“Nuk e votojmë asnjë. Ata që e kanë bllokuar [Kuvendin] le ta zhbllokojnë. Ne kemi dashur t’i japim epilog. Asnjëherë nuk është politizuar kështu zgjedhja e një nënkryetari”, tha ajo për gazetarë.

E pyetur nëse do të votonin për Nenad Rashiqin nga partia Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Kadrijaj u përgjigj jo përsëri.

AAK-ja i ka 5 ulëse në Kuvend.

Kadrijaj theksoi se qëllimi i Lëvizjes Vetëvendosje, në vazhdimësi, ka qenë që të mos konstituohet Kuvendi.

“Ju e dini që ka bërë minimumin e përpjekjeve për sigurimin e votave, qoftë edhe për kryetarin e Kuvendit. Ne kemi dashur t’i japim epilog për ta tejkaluar këtë gjendje. E keni parë që në mënyrë arbitrare, pa ndonjë mocion apo marrëveshje, është ndarë votimi i nënkryetarëve të komunitetit joshumicë, në mënyrë që t’i shkaktojë këto kauza të Albin Kurtit”, tha ajo./REL/

Time Kadrijaj

Më shumë nga Lajme

  • 17:58Babë e bir dënohen me nga 24 vjet e gjysmë burgim për vrasjen e kushëririt në Skënderaj
  • 17:52Kastrati: Edhe 15 vjet pas rastit të vajzës sime, neglizhenca institucionale vazhdon
  • 17:36Ndërpriten punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj, zbulohen parregullsi në sigurinë e punëtorëve
  • 17:29A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Europës?
  • 17:19BQK-ja miraton udhëzuesit për funksionimin e sistemit të pagesave të shpejta