Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Edonisa Aliu flet për incidentin me Liridon Lecin: Ti je k*rvë, shitesh anej e shitesh këndej

GD
Gazeta Demos12 tetor 2026 në 17:58
“Ti je k*rvë, shitesh anej e shitesh këndej” – Edonisa Aliu konfirmon për GazetaDemos sulmin fizik dhe kërcënimin nga Liridon Leci

Edonisa Aliu ka deklaruar për GazetaDemos se është përballur me kërcënim dhe sulm fizik nga panelisti Liridon Leci, pas përfundimit të emisionit “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini.

 Në një bisedë me GazetaDemos, Aliu ka rrëfyer se ngjarja ka ndodhur të dielën në mbrëmje, në ambientet e studios televizive, ku një debat verbal mes tyre, sipas saj, ka përfunduar me dhunë fizike.

“Masi kemi dal prej aty me ka thënë ti je kurv, prostitutë, shitesh anej e shitesh këndej, nënën e ki kurv, familje kurvash, tani më kapi në fyt e tani ma hini në fytyrë boks a me duar kështu diçka”, theksoi Aliu për gazetën.

Ajo ka thënë se është e tronditur emocionalisht nga ajo që ka përjetuar, duke theksuar se asnjë debat apo mospajtim nuk mund të arsyetojë dhunën ndaj një gruaje.

“Është e tmerrshme me hy në një studio televizive për me diskutu për sportin, për diçka që e don dhe që është pjesë e jetës tane, e me dal prej aty e rrahun, e tronditun, e frikësume dhe e lëndume”, ka deklaruar Aliu për GazetaDemos.

Ajo ka theksuar se dhuna nuk duhet të arsyetohet, të normalizohet apo të heshtet, ndërsa ka bërë të ditur se reagimin e plotë publik do ta japë në profilin e saj zyrtar në Facebook, kur të jetë e gatshme.

“Por një gjë du me e thanë shumë qartë, dhuna nuk guxon me u arsyetu, nuk guxon me u normalizu dhe nuk guxon me u hesht”, ka thënë ajo.

Sipas raportimeve për rastin, Aliu e ka denoncuar Lecin në Policinë e Kosovës, duke pretenduar se ai e ka kapur për fyti dhe e ka goditur në fytyrë pas përfundimit të emisionit. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në objektin e RTV Dukagjinit në Shkabaj.

Aliu ka pranuar tretman mjekësor pas rastit, ndërsa Liridon Leci, në një reagim në Facebook, e ka mohuar sulmin.

Ndryshe drejtoresha sportive e klubit të futbollit të femrave Gramshi në Shqipëri ka dhënë një intervistë për "DEMOS" para disa ditësh ku foli për jetën personale dhe atë profesionale.

 

shiteshaliugazetademos

Të ngjashme

Prokuroria po e heton për “deklarim të rremë”, reagon Aliu: Askush nuk duhet të ndihet i paprekshëm

Prokuroria po e heton për “deklarim të rremë”, reagon Aliu: Askush nuk duhet të ndihet i paprekshëm

20:34
Kush është Edonisa Aliu, drejtuesja e futbollit që dyshohet se u rrah nga Liridon Leci?

Kush është Edonisa Aliu, drejtuesja e futbollit që dyshohet se u rrah nga Liridon Leci?

16:36

Më shumë nga Lajme

  • 21:05Aleanca përgatitet për mobilizim të gjerë politik, të shtunën takim me strukturat në Prishtinë
  • 21:04Haziri: Mosvotimi i Ligjit për Specialen ishte qëndrim konsistent i LDK-së
  • 20:43Azerbajxhani ndalon hixhabin në shkolla
  • 20:42Protestuesit zhvendosen te bashkia e Tiranës, futen brenda godinës pasi thyen derën
  • 20:34Shaheen dhe Durbin: Partneriteti me Kosovën duhet të forcohet