Shtatë vetura janë thyer në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, brenda të cilave janë vjedhur gjësende të ndryshime, kryesisht vegla pune.

Sipas policisë, lidhur me rastin njësitë e hetuesisë kanë identifikuar të dyshuarin mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar shumica e gjërave të raportuara të vjedhura.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.