Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Thirrjet fashiste në Kumanovë, BDI kërkon dorëheqjen e zëvendësministrave shqiptarë

GD
Gazeta Demos4 gusht 2025 në 17:09
Thirrjet fashiste në Kumanovë, BDI kërkon dorëheqjen e zëvendësministrave shqiptarë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, dhe zëvendësministres për Sport, Safije Sadiki Shaini, për shkak të mosreagimit ndaj thirrjeve me përmbajtje fashiste gjatë ndeshjes së basketbollit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë.

Javës së kaluar, gjatë kësaj ndeshjeje në sallë janë dëgjuar thirrje si “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët”, ndërsa mes të pranishmëve ndodheshin edhe krerët më të lartë shtetërorë të Maqedonisë së Veriut, përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski dhe kryetarin e Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

Anëtari i kryesisë së BDI-së, Emir Sulejmani, në një konferencë për media të hënën iu bëri thirrje përfaqësuesve shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë që të distancohen publikisht nga ngjarja, të kërkojnë sanksione të rënda dhe të tërhiqen nga një qeveri që toleron urrejtjen.

“Nuk ishte vetëm një incident sportiv, por një shfaqje e tmerrshme e urrejtjes etnike, e toleruar nga krerët më të lartë shtetëror, që ishin të pranishëm në sallë – kryeministri Mickoski, kryetari i Kumanovës Dimitrievski, ministri i Punëve të Brendshme, zëvendëskryeministri dhe shumë funksionarë të tjerë. Në vend që të dëgjonim brohoritje për sport dhe bashkëjetesë, dëgjuam thirrje të tmerrshme si ‘shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur’, ‘dhoma e gazit për shqiptarët’, ‘Maqedoni e pastër’. Këto janë parulla që rikujtojnë kapitujt më të errët të historisë evropiane, të cilat nuk mund të relativizohen dhe as të justifikohen si çështje tifozësh. E as të mbulohen me deklarata hipokrite për unitet dhe as me gjoja hetime objektive që në fund përfundojnë me shpërblime. Më e rënda është tolerimi dhe heshtja totale institucionale. Asnjë reagim nga Federata e Basketbollit, Ministria e Punëve të Brendshme, qeveria dhe secili që ishte në atë tribunë të ndotur nga urrejtja”, tha ai.

Ai kritikoi përfaqësuesit shqiptarë në qeverinë maqedonase për, siç tha, për veprim dhe mosreagim përballë një sulmi të rëndë ndaj dinjitetit shqiptar.

“Kërkojmë përgjegjësi politike konkrete: dorëheqje të menjëhershme të Astrit Isenit, zëvendësministër i Punëve të Brendshme, dhe dorëheqje të Safije Sadiki-Shainit, zëvendësministre për Sport, për mosveprim dhe mosreagim përballë një sulmi të rëndë ndaj dinjitetit të qytetarëve shqiptarë dhe bashkëjetesës ndëretnike,” shtoi Sulejmani.

Kundër këtyre thirrjeve kanë reaguar edhe institucionet në Kosovë, ku rasti është dënuar edhe nga presidentja Vjosa Osmani.

BDI

Më shumë nga Lajme

  • 13:56Ahmeti: Në Hagë nuk po dënohen individët, po dënohet UÇK-ja dhe historia e Kosovës
  • 13:49Aktgjykimi në Hagë, Rama bën thirrje për unitet kombëtar: Të jemi një, të jemi bashkë!
  • 13:47Punimet teknike, ndërpritet uji sot në këtë rrugë të Prishtinës
  • 13:47Gjenden peshq të ngordhur në Liqenin e Badocit me peshë deri në 50 kilogramë
  • 13:41Aleanca mbështet nismën e PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara