Gjatë ditës së djeshme në qytetin e Istogut një person është therur me thikë.
Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar të moshës së mitur.
Më tej bëhet e ditur se viktima pas tretmanit mjekësor në QKMF-Istog dhe Spitalin Rajonal në Pejë, për shkak të lëndimeve është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.
