Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur sërish rreth formimit të xhandarmërisë së Kosovës.
Ai tha se detajet e hollësishme do t’i japin shumë shpejt por që ka kohë që e kanë menduar diçka të tillë.
“Rreth dokumentit dhe grupit punues dhe hollësive sa i përket xhandarmërisë do t’ju njoftojmë shumë shpejt. Ka kohë që ne e kemi menduar këtë gjë, për shkak se një aspekt tejet i rëndësishëm për sigurinë e Kosovës ka të bëjë me një zonë e cila është më shumë se policia e më pak se ushtria. Prej ruajtjes së kufirit, te luftimi i terrorizmit, te mbyllja e çfarëdo shtegu të kontrabandës, e deri te kontrolli i infrastrukturës kritike”, tha Kurti para gazetarëve.
