Në emisionin “Rubkon” në Klan Kosova është diskutuar mbi skenën politike në vend, si dhe për atë se çfarë pushteti dhe çfarë opozite ka Kosova.
Gazetarja Ardiana Thaçi, duke komentuar zhvillimet e fundit, ka thënë se te Lëvizja Vetëvendosje ka ekzistuar frika që në rast të zgjedhjeve të reja, do të humbnin votën e rinisë, e cila sipas saj, protestoi pro Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Lëvizja Vetëvendosje ka pas frikë që do ta humbë votën e rinisë. Kjo frymë e cila ka qenë në shesh për 20 ditë, unë mendoj se duhet ta shfrytëzojnë të gjitha partitë politike opozitare, unë e di se është vështirë, por ta shfrytëzojnë situatën në të cilën ndodhet Kosova.”, ka thënë ajo.

