Tetë trupa, mes tyre gjashtë fëmijë, janë zbuluar në një shtëpi të përfshirë nga flakët në shtetin amerikan të Miçiganit, sipas raportimeve të mediave amerikane. Disa nga viktimat kishin plagë të shkaktuara nga armë zjarri.
Sipas raportimeve të ABC News, CBS News dhe The New York Times, që citojnë autoritetet lokale, viktimat besohet se i përkisnin të njëjtës familje. Fëmijët ishin të moshës nga 5 deri në 15 vjeç.
Ngjarja ndodhi në Grand Haven Township, pranë brigjeve të Liqenit Miçigan. Sipas një zëdhënësi të policisë lokale, viktimat dyshohet se janë vrarë fillimisht dhe më pas shtëpia është djegur për të fshehur gjurmët.
Zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje të premten në mëngjes (me orën lokale) për të shuar zjarrin dhe gjatë kontrollit të objektit zbuluan trupat.
