Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Termokos përfundon sezonin ngrohës 2025/2026

GD
Gazeta Demos15 prill 2026 në 15:29
Termokos përfundon sezonin ngrohës 2025/2026

Termokos ka marrë vendim që sot të përmbyllë sezonin ngrohës 2025/2026, pas plot 191 ditë furnizimi me ngrohje për mbi 25 mijë konsumatorë.

Në një njoftim në Facebook thuhet se ky vendim është në harmoni të plotë me Rregulloren e ZRRE-së për furnizim me energji si dhe bazuar në parashikimet meteorologjike për ditët në vijim.

“Sezoni ngrohës 2025/2026 shënon një nga sezonat ngrohëse më të gjata dhe më të suksesshme në historinë e ndërmarrjes. Për herë të parë, furnizimi me ngrohje ka filluar 8 ditë para afatit të zakonshëm dhe është zhvilluar pas asnjë ditë ndërprerje”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Pas 191 ditë ngrohje të pandërprerë përfundon sezoni ngrohës 2025/2026

NP “Termokos” Sh.A. ka marrë vendim, që sot të përmbyllë sezonin ngrohës 2025/2026, pas plot 191 ditë furnizimi me ngrohje për mbi 25 mijë konsumatorë.

Ky vendim është në harmoni të plotë me Rregulloren e ZRRE-së për furnizim me energji si dhe bazuar në parashikimet meteorologjike për ditët në vijim.

Sezoni ngrohës 2025/2026 shënon një nga sezonat ngrohëse më të gjata dhe më të suksesshme në historinë e ndërmarrjes. Për herë të parë, furnizimi me ngrohje ka filluar 8 ditë para afatit të zakonshëm dhe është zhvilluar pas asnjë ditë ndërprerje.

Gjatë këtij sezoni janë prodhuar 338.902 MWh energji termike, duke garantuar furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor për konsumatorët.

Falë përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve dhe aplikimit të metodës së faturimit sipas konsumit, mbi 60 për qind e konsumatorëve kanë përfituar fatura më të ulëta. Si rezultat i kësaj performance dhe cilësisë së ngrohjes është shënuar edhe një rënie e dukshme e numrit të ankesave, me 70 për qind më pak krahasuar me sezonin e kaluar.

Këto rezultate janë arritur falë menaxhimit efikas dhe angazhimit të vazhdueshëm të stafit të NP “Termokos”, duke reflektuar përkushtimin për avancimin e shërbimeve dhe zgjerim të kapaciteteve.

Në kuadër të angazhimeve për të ofruar ngrohje sa më cilësore për gjithë konsumatorët, për të zgjeruar rrjetin e ngrohjes dhe për të rritur numrin e konsumatorëve, NP “Termokos” do të vazhdojë të angazhohet për të realizuar Planin aksional veror në parapërgatitje për sezonin e ardhshëm ngrohës si dhe për realizimin e projekteve kapitale, që janë në proces.

Më shumë nga Lajme

  • 16:32Rama niset drejt SHBA-së, do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
  • 16:25Këta raportohet se janë tre veprimtarët e njohur të identifikuar pas zhvarrosjeve në Mitrovicë
  • 16:10Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi: Nuk jeni vetëm, do të angazhohemi deri në kthimin në atdhe të luftëtarit të fundit të lirisë
  • 16:08Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për kri’met e luftës në Ballkan?
  • 15:40Rama njofton për ecurinë e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”