Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Termokos mbyll sezonin e ngrohjes pas 191 ditë furnizimi

GD
Gazeta Demos15 prill 2026 në 16:00
Termokos mbyll sezonin e ngrohjes pas 191 ditë furnizimi

NP “Termokos” Sh.A. ka marrë vendim, që sot të përmbyllë sezonin ngrohës 2025/2026, pas plot 191 ditë furnizimi me ngrohje për mbi 25 mijë konsumatorë. Ky vendim është në harmoni të plotë me Rregulloren e ZRRE-së për furnizim me energji si dhe bazuar në parashikimet meteorologjike për ditët në vijim.

Sezoni ngrohës 2025/2026 shënon një nga sezonat ngrohëse më të gjata dhe më të suksesshme në historinë e ndërmarrjes. Për herë të parë, furnizimi me ngrohje ka filluar 8 ditë para afatit të zakonshëm dhe është zhvilluar pas asnjë ditë ndërprerje.

Gjatë këtij sezoni janë prodhuar 338.902 MWh energji termike, duke garantuar furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor për konsumatorët.

Falë përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve dhe aplikimit të metodës së faturimit sipas konsumit, mbi 60 për qind e konsumatorëve kanë përfituar fatura më të ulëta. Si rezultat i kësaj performance dhe cilësisë së ngrohjes është shënuar edhe një rënie e dukshme e numrit të ankesave, me 70 për qind më pak krahasuar me sezonin e kaluar.

Këto rezultate janë arritur falë menaxhimit efikas dhe angazhimit të vazhdueshëm të stafit të NP “Termokos”, duke reflektuar përkushtimin për avancimin e shërbimeve dhe zgjerim të kapaciteteve.

Në kuadër të angazhimeve për të ofruar ngrohje sa më cilësore për gjithë konsumatorët, për të zgjeruar rrjetin e ngrohjes dhe për të rritur numrin e konsumatorëve, NP “Termokos” do të vazhdojë të angazhohet për të realizuar Planin aksional veror në parapërgatitje për sezonin e ardhshëm ngrohës si dhe për realizimin e projekteve kapitale, që janë në proces.

termokos

Më shumë nga Lajme

  • 10:42“10 vjet torturë për familjen tonë”, Avni Dehari flet në përvjetorin e rastit të Astritit
  • 10:32Sijarina pas takimit me kryeprokurorin: Nuk do të tërhiqemi derisa akterët që çuan Arlindën drejt vrasjes të përfundojnë në burg
  • 10:30Hamza: Gjashtë vite në Hagë, por asnjë padrejtësi, sado e gjatë të jetë, nuk do të mund t’i thyejë
  • 10:29Rriten për 100 % rastet e dhunës në familje në rajonin e Ferizajt gjatë tetorit të sivjetmë
  • 10:14Kurti bën homazhe te varri i Astrit Deharit: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjitha institucionet e drejtësisë që të zbardhet e vërteta