Pas tërheqjes së lir Tashollit, Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj ka bërë me dije se kandidat i kësaj partie për Kryetar të Lipjanit do të jetë Bashkim Budakova .
Haradinaj ka thënë se Budakova është një profesionist me përvojë të gjatë në arsim dhe përfaqësues i dëshmuar i qytetarëve në Kuvendin Komunal.
“Bashkimi njihet si njeri me integritet të lartë, i afërt me komunitetin dhe i palëkundur në mbrojtjen e interesit publik. Ai përfaqëson modelin e udhëheqësit të përkushtuar, me vizion të qartë për zhvillimin e Lipjanit dhe me gatishmëri për të ndërtuar një qeverisje të ndershme dhe përgjegjëse”, ka shkruar Haradinaj.