Një tentim vrasje ka ndodhur sot rreth orës 02:30, në Arllat të Drenasit, ku një person ka mbetur i lënduar nga mjeti i mprehtë, thikë, inicialet e të cilit janë R.B.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, me çrast kanë bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari E.B, 29 vjeç.
Ndërsa, i lënduari është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 02:30, policia ka marrë informacionin se në Arllat të Drenasit, një person dyshohet se është i lënduar nga një mjet i mprehtë (thikë). Personi i lënduar R.B. mashkull, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të Drenasit, menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arrestuar personin e dyshuar: – E.B, mashkull, 29 vjeç, pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndaj tij është iniciuar rasti vrasje në tentativë”, thuhet në njoftim.