Shtatë persona, mes tyre tre protestues dhe katër efektivë policie, po marrin aktualisht trajtim mjekësor në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës, pas përplasjeve gjatë protestës në Tiranë.
Sipas përditësimit të orës 18:40, të gjithë personat e paraqitur në urgjencë janë koshientë dhe në gjendje shëndetësore stabël.
Ndërkohë, nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) bëhet e ditur se katër protestues kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe janë larguar nga spitali, duke vijuar kujdesin shëndetësor në mënyrë ambulatore. (A2 Televizion)

