Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tensionet në Lindjen e Mesme, ministri Hoxha: Rreth 3 mijë shqiptarë ndodhen në rajon, 17 të evakuuar

GD
Gazeta Demos13 mars 2026 në 20:10
Tensionet në Lindjen e Mesme, ministri Hoxha: Rreth 3 mijë shqiptarë ndodhen në rajon, 17 të evakuuar

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha ka folur në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme për situatën në rajon. Në fjalën e tij, ai thekson se në Lindjen e Mesme jetojnë 2962 shtetas shqiptarë.

Ai u shpreh se ministria i ka kontaktuar të gjithë individualisht dhe se 138 prej tyre kanë shprehur interes për t’u larguar.

Më tej, Hoxha shton se 45 prej tyre janë larguar individualisht me zgjidhje të ndryshme, ndërsa 17 të tjerë kanë mundur t’i largojnë me ndihmën e partnerëve të huaj. Ministri Hoxha vë në dukje se vështirësinë më të madhe e kanë pasur në Iran, për shkak se nuk janë të pranishëm atje.

“Më lejoni të bëj një përmbledhje statistikore mbi numrin e shtetasve tanë në rajon: Rezidentë: 2.962 shtetas shqiptarë në rajon në fillim të konfliktit; Me qëndrim të përkohshëm: 543 shtetas; këta janë udhëtarë; Të kontaktuar nga ambasadat individualisht, një për një, emër për emër: 2511 shtetas (85%); Të interesuar për t’u larguar nga zona e konfliktit: 138 shtetas; Të asistuar/udhëzuar për t’u larguar në forma të ndryshme: 703 shtetas; Të larguar individualisht: 24 shtetas; Të planifikuar për t’u larguar individualisht sipas kanaleve/mënyrave të sigurta të transportit: 45 shtetas”, ka thënë ministri.

Ai theksoi se qytetarët që janë evakuuar me asistencën e shteteve të treta janë 17.

“Është praktikë që kur një shtet që ka mundësi më shumë, organizon lëvizjen e shtetasve të vetë dhe kur ka vende të lira ndihmon edhe shtetas të vendeve të tjera. Janë bërë në këtë formë”.

“Vështirësia më e madhe ka qenë në Iran që ka pasur shqiptarë, por nuk jemi të pranishëm atje, dhe na është dashur të gjejmë modalitetet më të mira”, tha Ferit Hoxha. /Euronews

Më shumë nga Lajme

  • 11:29Endrit Thaçi sonte sërish bashkë me protestuesit për çlirimtarët
  • 11:24Lumir Abdixhiku përkujton Ahmet Krasniqin
  • 11:19PDK dorëzon në Kuvend Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
  • 11:08Koci kundër Gjykatës Speciale: Nuk mund të gjykohet vetëm njëra palë e luftës
  • 10:53Gjykata cakton seancën ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte, i kërkohet të dorëzohet