Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tensione në Theth, një gruaje i bie të fikët gjatë përplasjes me policinë

GD
Gazeta Demos10 korrik 2025 në 12:31
Tensione në Theth, një gruaje i bie të fikët gjatë përplasjes me policinë

Një grua ka humbur ndjenjat në Theth gjatë përplasjes mes banorëve dhe forcave të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe policisë, të cilat kanë shkuar në zonë për të shembur objektet pa leje.

Pamjet e siguruara nga Euronews Albania tregojnë momentin kur gruaja merret në krahë nga familjarët e saj dhe transportohet drejt ambulancës së Thethit për të marrë ndihmën mjekësore.

Situata në zonë është tensionuar pas rezistencës së banorëve ndaj forcave të rendit, duke detyruar autoritetet të shtojnë prezencën e efektivëve të policisë. Më herët, përplasjet mes banorëve dhe IKMT-së sollën pezullimin e përkohshëm të shembjes së ndërtimeve gjatë ditës së mërkurë.

Të enjten në mëngjes, në Theth ishte e pranishme edhe drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici, e cila kërkoi që operacioni të vijojë me ritme më të shpejta. Sipas zyrtarëve të IKMT-së, në këtë zonë janë identifikuar rreth 70 deri në 80 objekte pa leje që duhet të shemben.

Fillimisht, aksioni ishte planifikuar të zgjasë 5 ditë, por autoritetet paralajmërojnë se procesi mund të zgjasë më shumë për shkak të rezistencës së banorëve. Për të përshpejtuar shembjet, IKMT ka sjellë në zonë edhe një fadromë tjetë.

Më shumë nga Lajme

  • 23:46Moti nesër, temperaturat deri 35 gradë Celsius
  • 23:38Aksidenti tragjik në Durrës, familja e 26-vjeçares italiane mes dhimbjes: Jemi të shkatërruar, presim trupin e saj
  • 23:16KEK merr masa pas vdekjes së dy punëtorëve: Formohet Task Forca për Sigurinë në Punë
  • 22:5946 vjeç dhe sërish në futboll! Ronaldinho bën të pabesueshmen në Itali
  • 22:57Marrja e pikave kufitare nën kontroll: Thaçi nga Haga zbulon kërcënimin e Tadiqit