Automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë do të mund të qarkullojnë pa kufizime gjatë ditës së nesërme.
Vendimi është marrë bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, sipas të cilit nuk pritet të plotësohen kushtet për aktivizimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e parashikimeve meteorologjike dhe, në rast se kushtet ndryshojnë, qytetarët dhe operatorët ekonomikë do të njoftohen me kohë.


