Ministria e Arsimit dhe Shkencës u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të mos nxitojnë me blerjen e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore.
Në një njoftim, Ministria ka bërë të ditur se procesi i negocimit të çmimeve të teksteve mësimore me shtëpitë botuese ende nuk ka përfunduar. Për këtë arsye, katalogu përfundimtar i teksteve, së bashku me çmimet përkatëse, ende nuk është publikuar në faqen zyrtare.
Sipas Ministrisë, pas përfundimit të negociatave do të publikohet katalogu përfundimtar dhe do të përcaktohet shuma që do të ndahet për blerjen e librave për secilin nxënës.
MASh u ka bërë thirrje prindërve që të presin publikimin zyrtar dhe të mos bëjnë blerje paraprake. Po ashtu, librarive dhe shitësve të teksteve u është kërkuar të mos fillojnë shitjen para përfundimit të procedurave dhe njoftimit zyrtar nga Ministria.
Ministria ka theksuar se për informacionet e mëtejshme duhet t’u referohen vetëm njoftimeve dhe publikimeve zyrtare. /IndeksOnline/
Postimi i plotë:
KOMUNIKATË
Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të mos nxitojnë me blerjen e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton prindërit dhe kujdestarët ligjorë se procesi i negocimit të çmimeve për tekstet mësimore me shtëpitë botuese ende nuk ka përfunduar. Për këtë arsye, katalogu përfundimtar i teksteve mësimore, së bashku me çmimet përkatëse, ende nuk është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë.
Pas përfundimit të procesit të negocimit me shtëpitë botuese, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të publikojë katalogun përfundimtar me çmimet e teksteve mësimore dhe do të përcaktojë shumën përkatëse për blerjen e librave për secilin nxënës. Andaj u bëjmë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të presin publikimin zyrtar të katalogut dhe të mos bëjnë blerje paraprake të teksteve mësimore. Njëkohësisht, Ministria u bën thirrje librarive dhe shitësve të teksteve mësimore që të mos fillojnë shitjen e librave para përfundimit të procedurave dhe publikimit të njoftimit zyrtar nga Ministria.
Për çdo informacion të mëtejshëm, prindërit, kujdestarët ligjorë dhe të gjithë të interesuarit duhet t’i referohen vetëm njoftimeve dhe publikimeve zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës