Diskursi politik sa shkon e ashpërsohet teksa zgjedhjet po afrohen. Politikanët vazhdimisht përdorin shprehje ofenduese e linçuese, e shpeshherë edhe kërcënuese ndaj njëri tjetrit. Kjo formë e komunikimit po konsiderohet e papranueshme, meqë lë pasoja në shoqëri.
Teksa zgjedhjet po afrohen, diskursi politik sa shkon e ashpërsohet.
Akterët politikë nuk kursehen në sulme ndaj kundërshtarëve, duke përdorur gjuhë goxha të rëndë.
Por ani se vlerësohet si teknikë që mbledh vota, mbrapa lë edhe pasoja të mëdha.
“Ai polarizim apo ajo ndarje shoqërore mbetët edhe pas fushatës, dhe shkakton mungesë të konsensusit në tema të ndryshëm shoqërore. Po e zëmë ne sot nuk kemi pasur asnjëherë më shumë polarizim mes njerëzve në Kosovë dhe në murgat, dhe kjo kryesisht për shkak të fushatave të shpeshta zgjedhore dhe preferencave të ndryshme politike që kanë përplasur njerëzit në media sociale”, vlerëson profesori universitar, Alban Zeneli.
E krejt kjo, Zeneli thotë se bëhet në mungesë të ofertave e programit.
