Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj,ka njoftuar se në dy raste të ndara, kanë ndëshkuar dy shoferë për kundërvajtje të rënda në trafik.
Policia ka bërë të ditur se më datën 15.11.2025, rreth orës 16:25, në fshatin Sazli të Ferizajt, është ndalur shoferi Z.N. (31 vjeç), i cili, duke drejtuar veturën Peugeot 308 me targa vendore, është kapur duke lëvizur me 119 km/h në zonë me kufizim 50 km/h.
Për këtë kundërvajtje të rëndë, ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative, si dhe masa e ndalimit të drejtimit të automjetit për 3 muaj.
Ndërsa në rastin e dytë më datën 16.11.2025, rreth orës 16:05, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, është ndalur shoferi V.J. (40 vjeç), i cili është kapur në flagrancë duke përdorur telefonin celular gjatë ngasjes së automjetit. Pas verifikimit ka rezultuar se kjo ishte hera e tretë e kësaj kundërvajtjeje.
