Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Të qoftë hallall buka e Kosovës përgjithmonë”, Bleron Baraliu vlerëson lart figurën e Daut Haradinajt: Jam i mahnitur e i përkulur

GD
Gazeta Demos4 tetor 2025 në 22:41
“Të qoftë hallall buka e Kosovës përgjithmonë”, Bleron Baraliu vlerëson lart figurën e Daut Haradinajt: Jam i mahnitur e i përkulur

Analisti Bleron Baraliu ka vlerësuar lart figurën e Daut Haradinajt, ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar si një ndër figurat më të rëndësishme të luftës, përmes një postimi në Facebook, ai tregoi se ka dëgjuar me vëmendje rrëfimin e tij për luftën çlirimtare në emisionin N’Demos .

Baraliu e shprehu respektin për faktin që Haradinaj ishte ende në të njëzetat gjatë luftës, por megjithatë kishte një rol udhëheqës të jashtëzakonshëm, Ai shton se gjatë përballjeve me forcat pushtuese Haradinajt i janë eliminuar të paktën 1,000 ushtarë dhe policë serbë.

“Është vështirë me imagjinu që Daut Haradinaj është më pak se një vit më i vjetër se unë (pra as 20 vjeçar në luftë!), por ka qenë hero i përmasave kaq gjigante: prijës i mijëra heronjëve, mbi 300 dëshmorë, 760 të plagosur deri në invaliditet, rreth 4,000 ushtarë përtej krahasimeve historike në luftë kundër fashistëve më të egër okupatorë, ku Dauti përbetohet ti kenë eliminar së paku 1,000 ushtarë e policë pushtues”, u shpreh ai.

Analisti Baraliu thekson se çdo diskutim apo gjykim rreth zhvillimeve pas luftës duhet të fillojë me një respekt të thellë ndaj atyre që sakrifikuan gjithçka për lirinë e vendit.

“Çfarë ka ndodhur pas luftës është çështje krejt tjetër, por nuk mund as të fillojmë të diskutojmë e lëre më gjykojmë pas luftën pa u përkulur së pari para këtyre heronjëve të gjallë për sakrificën, humbjet, guximin, heroizmin e tyre mitologjik. Këta janë vet faktet e pamohueshme të madhështisë së paprekshme të UÇKsë!”, thekson analisti.

Postimi i plotë:

Është vështirë me imagjinu që Daut Haradinaj është më pak se një vit më i vjetër se unë (pra as 20 vjeçar në luftë!), por ka qenë hero i përmasave kaq gjigante: pr ijës i mijëra heronjëve, mbi 300 dëshmorë, 760 të plagosur deri në invaliditet, rreth 4,000 ushtarë përtej krahasimeve historike në luftë kundër fashistëve më të egër okupatorë, ku Dauti përbetohet ti kenë eliminar së paku 1,000 ushtarë e policë pushtues. Çfarë ka ndodhur pas luftës është çështje krejt tjetër, por nuk mund as të fillojmë të diskutojmë e lëre më gjykojmë pas luftën pa u përkulur së pari para këtyre heronjëve të gjallë për sakrificën, humbjet, guximin, heroizmin e tyre mitologjik. Këta janë vet faktet e pamohueshme të madhështisë së paprekshme të UÇKsë!

Të qoftë hallall buka e Kosovës përgjithmonë Daut Haradinaj , nuk e kisha dëgjuar më parë këtë rrëfim, as paramenduar të vërtetën në këto lartësi krenarie — jam absolutisht i mahnitur dhe i përkulur!

Lavdi këtyre trimave të rrallë, për jetë të jetëve!

Rrnoftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës!

Më shumë nga Lajme

  • 16:24IQMT paralajmëron gjoba deri në 9 mijë euro për bizneset: Tërhiqni menjëherë produktet e qumështit me përmbajtje të padeklaruar
  • 16:03Ganimete Musliu denoncon në IPK policin që e cenoi fizikisht brenda Kuvendit të Kosovës
  • 16:01Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për vrasje në tentativë në Ferizaj
  • 15:59Kabashi-Ramaj: Deputeti Kurti të mos i përdorë institucionet e sigurisë për të inskenuar normalitet politik
  • 15:37Haziri, Kurtit: Ka me ju dalë tymi, ne e mbajmë fjalën për President, hapi i parë është konstituimi i Kuvendit