Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Të presim me kokën lart”, reagon Lushtaku: Hashim Thaçi është vetë historia e Kosovës, ajo nuk i fal ata që zgjedhin anën e turpit

GD
Gazeta Demos23 prill 2026 në 13:00
“Të presim me kokën lart”, reagon Lushtaku: Hashim Thaçi është vetë historia e Kosovës, ajo nuk i fal ata që zgjedhin anën e turpit

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i ka reaguar deputetit të Vetëvedoshjes Fatos Geci, me një fotografi të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Sipas Lushtakut, Thaçi është vetë historia e Kosovës.

“Një emër që nuk mund të ndahet nga rrugëtimi i popullit tonë drejt lirisë. Si burrështetas ai përfaqëson një epokë të tërë, që me luftë, sakrificë dhe vendosmëri themeloi shtetin që gëzojmë sot. Emri i tij është i mishëruar me luftën çlirimtare dhe me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, duke mbetur përgjithmonë pjesë e historisë sonë më të re”, ka shkruar Lushtaku.

Ai thotë se është krenar që ka bashkudhëtuar me Thaçin, në luftë dhe në paqe.

“…në ditë të vështira e në momente historike. Krenar që kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi në anën e duhur të historisë, aty ku qëndron dinjiteti, sakrifica, krenaria dhe e vërteta. Sepse historia nuk i harron ata që i shërbejnë vendit me nder, ashtu siç nuk i fal ata që zgjedhin anën e turpit”.

“Me respekt e besim të thellë, të presim krahapur dhe me kokën lart, ashtu siç i ka hije atyre që qëndrojnë drejt para historisë!”.

Reagimi vjen pas deklaratës së djeshme të deputetit Geci në Kuvendin e Kosovës e krahasoi Hashim Thaçin me Naim Murselin, duke kërkuar burg të përjetshëm për të.

Deputeti i VV-së deklaroi ndër tjera: “Sot dua të përshëndes vendimin e Gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit. Dhe ju që shpresoni se lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat.” – tha ai.

Në seancë, reagim pati Vlora Çitaku nga PDK-ja, e cila tha se këtij deputeti duhet t’i vie turp.

Hashim ThaçiSami Lushtaku

Më shumë nga Lajme

  • 21:41“Për shpihuna nuk ka falje” – Qytetarët i kërkojnë llogari Albin Kurtit para Qeverisë
  • 21:39A do të jenë edhe nesër në protestë? Endriti e Klestori japin përgjigjen
  • 21:36Ish-komandant Çerçizi për dënimin e katërshes: S’u morën për bazë rrethanat lehtësuese gjatë luftës
  • 21:23Protesta e sotme, ja se çka deklaruan djali i Thaçit dhe Veselit
  • 21:23Ismaili pas takimit me Thaçin dhe Veselin: Të qëndrojmë të bashkuar për Kosovën tonë, për historinë tonë, për të ardhmen tonë