Kur kanë mbetur hiç më shumë se 20 ditë deri në skadimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit, Lëvizja Vetëvendosje si parti në pushtet, ende nuk e ka takuar partinë më të madhe opozitare, PDK-në.
Përkundër që në terren deri tash u bë fare pak punë me asnjë propozim të ri, nga Vetëvendosje besojnë që në vazhdim do ketë më shumë përpjekje.
“Besoj që gjatë këtyre ditëve do t’i intensifikojë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje dhe që presidenti të votohet brenda afatit të Kushtetueses. Sepse jemi të bindur që vendit i duhet një president i zgjedhur në Kuvend, pasi zgjedhjet e reja nuk do të sjellin asnjë rezultat tjetër dhe janë të panevojshme”, ka deklaruar Arbërie Nagavci, Shefe e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes.Partia Demokratike e Kosovës, e ka ritheksuar qëndrimin e kryetarit të saj, Bedri Hamza se në cfarë formati dhe kur do të mund të pranonin t’i shkonin në takim kryetarit të VV-së, njërit kryeminsitrit Albin Kurti.
“Kryetari Hamza i ka kthyer përgjigje z. Kurti lidhur me ftesën për takim. Atij i është kërkuar që ta konkretizojë iniciativën e tij të re përmes një letre zyrtare, në mënyrë që të rritet serioziteti në trajtimin e kësaj çështjeje. Pas këtij konkretizimi nga ana e tij, çështja do të shqyrtohet në organet e partisë dhe më pas do të paraqitet qëndrimi përfundimtar i PDK-së”, ka deklaruar Vlora Çitaku, Sekretare e Përgjithshme e PDK-së.Deputetët që ishin pjesë e mbledhjes së kryesisë, s’gjetën marrëveshje as për një çështje tjetër – Rezolutën e PDK-së në mbrojtje të vlerave të luftës, andaj, as nuk u miratua rendi i ditës për seancën plenare që u caktua për të premten.
