Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga dita e premte në zonën “Bregu i Diellit” do të fillojë instalimi i ujëmatësve digjitalë (smart meters) dhe inspektime në terren.
“KRU ‘Prishtina’ njofton konsumatorët e zonës Bregu i Diellit se do të fillojë instalimi i ujëmatësve digjitalë (smart meters), si dhe inspektime në terren, në kuadër të përmirësimit të menaxhimit të konsumit të ujit dhe shërbimeve ndaj konsumatorëve. Punimet do të nisin të premten, më 19.12.2025, dhe do të vazhdojnë deri në përfundimin e plotë të procesit”, ka njoftuar kompania.
KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve të mundësojnë qasje për ekipet teknike.
