Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Të gjitha subjektet politike dorëzojnë listat e kandidatëve

GD
Gazeta Demos8 dhjetor 2025 në 00:56
Të gjitha subjektet politike dorëzojnë listat e kandidatëve

Të gjitha subjektet politike të regjistruara për garën e ardhshme zgjedhore kanë dorëzuar zyrtarisht listat me emrat e kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Me këtë hap është përmbyllur afati ligjor për paraqitjen e kandidatëve, ndërsa KQZ do të filon procesin e verifikimit dhe certifikimit, i cili u hap rrugë përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Sipas të dhënave të publikuara, gjithsej 24 subjekte politike kanë dorëzuar listat përkatëse, përfshirë partitë më të mëdha parlamentare dhe përfaqësues të komuniteteve jo–shumicë.

Numri i kandidatëve të paraqitur nga subjektet varion ndjeshëm, nga lista me vetëm një kandidat e deri te listat e plota me 110 kandidatë.

Ndër subjektet që kanë dorëzuar listat maksimale prej 110 kandidatësh janë:

Lëvizja Vetëvendosje!

Partia Demokratike e Kosovës (PDK)

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)

Nisma Socialdemokrate

Në listën e subjekteve pjesëmarrëse përfshihen edhe parti të komuniteteve turke, boshnjake, rome, ashkali, egjiptiane, gorane dhe serbe, si dhe nisma qytetare të ndryshme, duke garantuar pluralizëm dhe përfaqësim të gjerë në procesin zgjedhor.

Në total, subjektet politike kanë dorëzuar 1,181 kandidatë për t’u shqyrtuar nga KQZ. Pas verifikimit të dokumentacionit dhe kushteve ligjore, KQZ pritet të publikojë listën përfundimtare të kandidatëve të certifikuar për zgjedhjet e ardhshme

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 15:13Haradinaj për vdekjen e Dr. Osman Sejfijajt: Profesionist i përkushtuar
  • 15:03Ra nga skela gjatë punës, ndërron jetë pas disa ditësh këngëtari nga Kumanova
  • 15:00Rama për marrëveshjen VV-LDK: Uroj të mos jetë lojë e Kurtit
  • 14:56Ramush Haradinaj në përkrahje të marshit të 12 shtatorit: Çlirimtarët i presim në Kosovë
  • 14:43E rëndë në Zubin Potok: 27-vjeçari aksidentohet për vdekje gjatë ndërtimit të stacionit policor