Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Të enjten mbahet seanca e radhës për vrasjen e Auron Thaqit

GD
Gazeta Demos9 dhjetor 2025 në 14:52
Të enjten mbahet seanca e radhës për vrasjen e Auron Thaqit

Të enjten në Gjykatën Themelore të Prizrenit, do të mbahet seanca e radhës në rastin e vrasjes së Auron Thaqit.

26-vjeçari dyshohet se humbi jetën pasi u godit me thikë nga një person, në qytetin e Prizrenit.

Dyshohet se pasi u ther me thikë, Auroni u hodh në rrugë nga një veturë në lëvizje.

Ai vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi nuk arriti tu mbijetonte plagëve të marra, në korrik të 2024-tës.

Në seancën e kaluar kishte dëshmuar ekspertja e mjekësisë ligjore, Bergita Curri, e cila kishte bërë raportin e autopsisë së trupit të të ndjerit.

Paa trupit gjykues, ajo kishte deklaruar se plaga vdekjeprurëse që shkaktoi vdekjen e Auron Thaqit është plaga në regjionin e përparmë të kërllokullës apo kofshës së djathtë.

Curri theksoi se gjakderdhja e shkaktuar nga kjo plagë ka çuar në vdekjen e tashmë e të ndjerit

Krahas kësaj plage, ekspertja mjeko-ligjore, gjatë dëshmisë së saj tha se Auron Thaqi kishte edhe një plagë tjerë në shpinë e cila nuk kishte depërtuar në asnjë strukturë përveç lëkurës dhe indit nën lëkuror.

“Nga të gjeturat gjatë ekzaminimit të trupit në autopsi ku përveç dëmtimit në regjionin femoral të djathtë është evidentuar edhe një plagë shpuese në pjesë e sipërme të shpatullës së majtë. Nga ekzaminimi i organeve të brendshme dhe vitale nuk është gjetur asnjë shkaktar tjetër përveç gjakderdhjes dhe shokut hemoragjik… Plaga vdekjeprurëse ka qenë plaga në regjionin e përparmë të kofshës së djathtë, ndërsa plaga e përshkuar në pikën dy tek ekzaminimi i jashtëm ka qenë tërësisht e parrezikshme”, kishte dekalruar ajo.

Më shumë nga Lajme

  • 00:30“Phu, marrja dhe faqja e zezë ju qoftë!”, Nasim Haradinaj: Para hundëve jua amnistojnë Radojçiqin, e Ramushin jua pushkatojnë
  • 23:45Të premten varrosen në Ferizaj tre mërgimtarët që humbën jetën rrugës për në Gjermani
  • 23:29Ardian Gjini refuzon ftesën e Kurtit: Nëse dëshiron takim le të bëhet vetëm para kamerave
  • 23:28Parashikimi i motit për këtë të enjten
  • 23:02Adnan Rrustemi mohon lidhjet familjare me të arrestuarin: Paralajmëron padi ndaj Burim Ramadanit