Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj paraburgim Fatmir Shehollit, i arrestuar në muajin tetor nën dyshimet për spinazh.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj Gjykate, Mirlinda Gashi.
“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit F.SH., gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të kërkesës, me datë 07 nëntor 2025 përmes Aktvendimit ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që të njëjtit iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”- thuhet në përgjigjjen e Gashit për Reporteri.net.
Sheholli, dy ditë pas arrestimit më 11 tetor kishte kërkuar ndihmë mjekësore dhe ishte hospitalizuar në spitalin e Gjilanit e më pas më 13 tetor ishte transferuar në QKUK.
Ndaj tij, është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Sipas dosjes së Prokurorisë, Sheholli thuhet se ka mbledhur informacione për kinse pronat e uzurpuara të serbëve në Kosovë dhe të njëjtat informacione i ka përcjell te BIA përmes komunikimeve telefonike.
